Maqedoni: ende asnjë shenjë e shqipes në gjuhën zyrtare

Të enjten që lamë pas, në Kuvendin e Maqedonisë u votua ligji për përdorimin e gjuhëve, gjë që avancon gjuhën shqipe në zyrtare. Kjo parasheh që gjuha shqipe të përdoret flitet në të gjitha institucionet gjegjësisht në organet e pushtetit qendror dhe lokal.

Por gjysma e faqeve zyrtare të qeverisë dhe ministrive ende  nuk kanë filluar përdorimin e gjuhës shqipe pas zyrtarizimit të saj.

Vetë faqja zyrtare e qeverisë nuk ka version në gjuhën shqipe. Të papërkthyera në gjuhën shqipe janë edhe faqet e gjashtë ministrive ndër më të rëndësishmet dhe më me peshë në vend.

Ministritë që nuk përdorin gjuhën shqipe për informim të opinionit përmes faqes zyrtare janë Ministria e Kulturës, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Punëve të Jashtme, e Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, si dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në grupin e ministrive që përdorin gjuhën shqipe janë kryesisht ato që deri më tani ose aktualisht udhëhiqen nga kuadro shqiptarë ose kanë zëvendësministra shqiptarë. Në mesin e këtyre ministrive janë ajo e Mbrojtjes, Punëve të Brendshme, Ministria e Ekonomisë, ajo e Bujqësisë, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Pushtetit Lokal, si dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministria e Punëve të Brendshme prej kur Agim Nuhiu ishte në krye të saj, internet faqja ka informuar në gjuhën shqipe, ose siç shihet në foton prej dates 03 maj të vitit 2017, më nuk është përdorur gjuha shqipe, kurse tani ministër është maqedonas, Oliver Spasovski.

Disa nga faqet që nuk kanë version në gjuhën shqipe, kanë ofruar opsion në gjuhën angleze, disa faqe kanë vetëm opsion në gjuhën maqedonase dhe në asnjë gjuhë tjetër.

Për implementimin e dygjuhësisë, është paraparë që të formohet Agjenci për Përkthim, e cila do të merrej me perkthimin dhe drejtshkrimin e gjuhës shqipe, por kjo mbetet që së shpejti të fomohet nga qeveria aktuale.

Megjithatë, përpara është dhe dekreti i Presidentit, që për momentin shoqërohet nga dilema nëse do e kalojë apo jo shqipen, pasi dhe ka dhe presonin e madh të një pjese të politikës dhe shoqërisë maqedonase.

Miradie Hasani – /tesheshi.com/

Related posts