728 x 90 Leaderboard

Manovrat gjigande të NATO-s në Norvegji, hall në vendin nordik: si do e përballojnë pulat zhurmën e avionëve

Në manovrat më të mëdha të NATO-s që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, të cilat do të zhvillohen në Norvegji, pjesa përgatitore e të cilave fillon pas pak ditësh, do të aktivizohen 50.000 trupa, 10.000 tanke, qindra anije dhe avionë.

Stërvitja do të jetë një sfidë e madhe logjistike për gjendjen e ushtrive aleate, ku duhet të sigurohen 1.8 milion pako ushqimore dhe 4.6 milion shishe të uji, ndërkohë që duhet të lahen 660 ton rroba në lavanderi.

Për më tepër, për qëllime trajnimi, Norvegjia duhet të vendos ë dispozicion zona të mëdha të tokës bujqësore në atë vend.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se manovrat do të testojnë përgatitjen e NATO-s pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014, e cila ka tensionuar marrëdhëniet mes aleatëve perëndimorë dhe Moskës, dhe qëllimi është që të praktikohet një reagim për një sulm të mundshëm ndaj Aleancës.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se manovrat nuk janë drejtuar kundër ndonjë një vendi, dhe se shërbejnë vetëm si përgjigje për një skenar imagjinar.

“Këto janë, siç Rusia e di mirë, ushtrimet e mbrojtjes. Të vëna në çdo lloj konteksti ofendues apo destabilizuese, do të ishte një keqinterpretim”, tha nga ana tjetër James Mattis.

Edhe krerët e ushtrisë norvegjeze, vend ku zhvillohen manovrat, thanë se rusët nuk duhet të frikësohen, pasi ushtrimet mbahen ne një zonë më shumë se 1.000 kilometra larg kufirit rus.

Ushtrimet gjithashtu do të testojnë aftësinë për të lëvizur pajisjet nëpër Evropë, të cilat do të ishin të nevojshme në përgjigje të një kërcënimi real.

Pretendohet se Britania e Madhe, për shembull, vendosi të dorëzojë shumicën e pajisjeve dhe automjeteve në Norvegji përmes tokës nëpërmjet Francës.

Pretendohet se NATO dëshiron të theksojë gjithashtu dhe transparencën e vet, ndaj u kërkoi të gjithë anëtarëve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, përfshirë Rusinë, që të dërgojnë vëzhgues.

Ndërkohë, agjencia norvegjeze e lajmeve NTB ka bërë të ditur se, në bazë të përvojës nga një ushtrim i mëparshëm, ushtria norvegjeze ka krijuar një linjë të drejtpërdrejtë telefonike nëpërmjet së cilës fermerët dhe të tjerët mund të jetë në gjendje që të raportojnë për dëmet e shkaktuar ndaj tokës bujqësore, pyjeve dhe kafshëve.

Është raportuar se pulat për shembull, janë të ndjeshme ndaj zhurmës së avionëve kur fluturojnë të ulët.

Gjithashtu ushtria norvegjeze ka angazhuar veterinerët dhe profesionistë të tjerë që të skanojnë automjete që vijnë për manovra, për t’u siguruar se ato nuk do e helmojnë tokën.

Shoferët në Norvegji dhe në Suedine fqinjë po paralajmërohen për vonesa të mundshme për shkak të konvojeve ushtarake që do të lëvizin ngadalë.

Këto manovrat të NATO-s, vijnë pas atyre të Rusia të mbajtura në gusht në lindje të vendit.

Moska njoftoi se 300,000 ushtarë kishin marrë pjesë në to, por diplomatët perëndimorë mendonin se e dhëna ishte shumë e ekzagjeruar. /tesheshi.com/

Related posts