Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Manastirlliu, lutje rinisë: keni zënë shtrerërit, ruani veten e të tjerë!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrirlliu, iu drejtuar kryesisht të rinjve me një status përgjërues, duke u kërkuar pikërisht atyre që të bëhen fortesë për mospëhapjen e virusit koronar. Kjo, edhe për faktin se mes të shtruarve në Infektiv janë shumë të rinj.

“Sot në Spitalin Infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID-19, sepse virusi nuk bën dallim moshe.

Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz.

Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e koronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet. Vendose maskën, ruaj distancën, laj shpesh duart, ruaj veten, ruaj të tjerët”, apeloi Manastirlliu.

Shqipëria shënoi dhe 67 raste të reja infeksioni në 24 orë, si dhe dy humbje jete. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts