Man. Siti përmbys rezultatin dhe triumfon ndaj “topçinjve”

Në “Etihad Stadium” ngjante të ishte një mbrëmje e keqe për vendasit, që e panë veten në humbje ndaj Arsenalit që në minutën e 5-të, kur shënoi Walcott.

“Topçinjtë” patën një nisje mjaft të mirë, duke lënë përshtypjen se do ta kishin të lehtë ta merrnin një trepikësh ndaj skuadrës së Guardiola-s, së kritikuar fort për paraqitjet e fundit. Me epërsinë e minutave të para, Arsenali zhvilloi një 45-minutësh të qetë, pa u ngacmuar nga kundërshtari.

Panorama ndryshoi në pjesën e dytë, teksa Mançester Siti u kujtua të luante. Goli i barazimit erdhi mjaft shpejt, në minutën e 47-të, çka bëri që vrulli vendas të shtohej.

Sterling shfrytëzoi mjaft mirë në minutën e 71-të një top të dërguar nga De Bruyne, për ta tundur rishtas rrjetën e portës së Arsenalit.

Fitorja 2-1 e ngjiti Mançester Sitin në vend të dytë, pas Çelsit, ndërkohë që Arsenali zbriti në vend të katërt, aty ku më parë gjendej kundërshtari i sotëm. Kjo qe humbja e dytë brenda disa ditëve për Arsenalin, që me të njëjtin rezultat u mund të martën nga Evertoni.

Me interes të madh pritet ndeshja e fundit e javës së 17-të të Premier League-s, ajo që do të luhet të hënën në mbrëmje vonë mes Evertonit dhe Liverpulit.  /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts