Maltë: arrestohen dy shqiptarët e shumëkërkuar, grabitën me armë një argjendari (foto)

Policia e Maltës ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtarë si të dyshuar për grabitjen e një argjendarie të ndodhur javën e kaluar.

Mediat bëjnë me dije se ata kanë qenë të lajmëruar se po shkonte policia për t’i arrestuar, dhe në këtë moment kanë nxjerrë një armë për të qëlluar.

Megjithatë, policia mundi t’i arrestojë, ndërsa ata do të vihen para drejtësisë së Maltës, si autorë të grabitjes së argjendarisë Diamonds International, ku morën mallra me vlerë qindra mijëra euro.

Ndërkohë, gjatë grabitjes autorët kanë plagosur rojën e sigurisë, të cilin e goditën me qytën e një shotgani në kokë. /tesheshi.com/