Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

MALLKIMI/ Ata humbin edhe pa luftë! Dy dekada tragjedi ajrore në ushtrinë serbe

Një aeroplani “MiG 21” u rrëzua këtë mëngjes në Serbi gjatë ekzekutimit të një detyre të rregullt fluturimi, ku si pasojë, dy pilotë u vranë.

Ka shumë aksidente të aeroplanëve dhe helikopterëve ushtarakë serbë, që jkanë një goditje për forcën ajrore të Ushtrisë Serbe në gati dy dekada, dhe në të cilat 16 persona humbën jetën. Kjo përbën një të dhënë të pazakontë për një ushtri.

Gati gati, ngjan si një mallkim.

11 prill 2018 – Aeroplani ushtarak “Supergaleb G-4” u rrëzua më 11 prill 2018 afër Kovacica-s dhe piloti Robert Kaloci u vra.

7 prill 2017 – Avioni “Supergaleb G-4” u rrëzua në fshatin Sllatina afër Sabac. Pilotët Nenad Ćulibrk dhe Dejan Panduroviç u vranë.

13 mars 2015 – Rrëzimi i helikopterit Mi-8 në Surcin. Shtatë viktima.

15 nëntor 2013 – Aeroplani “Shqiponja” ra në një livadh vetëm disa qindra metra nga qendra e Mrcajevac-it. Ky është avioni i tretë i këtij lloji që rrëzohet në pesë vitet e fundit.

26 shtator 2012 – Një avion ushtarak i tipit “V-54 Lasta” u rrëzua rreth orës 10.15 afër Nova Pazova-s. Piloti Goran Saviç ndërroi jetë një ditë më vonë.

3 qershor 2010 – Aeroplani “shqiponjë” i forcave ajrore ushtarake u përplas në liqenin e Gruçit dhe piloti shpëtoi duke katapultuar.

7 korrik 2009 – Një aeroplan “MIG-29” u rrëzua pranë aeroportit ushtarak Batajnica, gjatë përgatitjeve për fluturimin. Piloti i avionit, Nënkolonel Rade Randjeloviç, katapultoi, por vdiq si rezultat i plagëve. Ushtari Milan Ulemek, i cili ishte një zjarrfikës në një depo aty pranë, u vra gjithashtu kur avioni goditi tokën.

 24 shtator 2008 – Aeroplani “Supergaleb G-4” u rrëzua në aeroportin Batajnica, gjatë përgatitjeve për shfaqjen ajrore, ku si pasojë, nënkoloneli pilot Istvan Kanas u vra. Ajo u rrëzua rreth dy minuta pas ngritjes, dhe aksidenti ndodhi gjatë kryerjes së një figure komplekse fluturuese.

21 maj 2008 – Aeroplani ushtarak “Orao” u rrëzua në Baranda afër Zrenjanit. Piloti, majori Thomas Janick, shpëtoi duke u hedhur nga avioni. Aeroplani u rrëzua gjatë një fluturimi rutinë në një lartësi prej rreth 2.5 kilometra.

20 mars 2000 – Në aeroportin e Kovin, gjatë rrëzimit të aeroplanit shkollor “Utva-75”, kapiteni i klasit të parë Stevica Žarkov dhe togeri Dejan Radovanovic u vranë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts