“Mallkimi i Anoetës”: Barcelona nuk fiton sërish ndaj Real Sociedadit

Në ka fushë ku Barcelona e sheh thuajse të pamundur të fitojë është ajo e “Anoetës”. Ndaj Real Sociedadit, katalanasit nuk arritën mbrëmë t’u japin fund nëntë sezoneve pa fituar në këtë transfertë në La Liga.

E për më tepër, paraqitja e Barcelonës ka qenë ndër më dobëtat.

“Eshtë e pamundur të luash më keq,” deklaron Luis Enrique pas ndeshjes.

“Ata ishin krejt superiorë ndaj nesh në të gjitha aspektet e lojës. Po t’i ndërronim bluzat, çdokush do të kishte besuar se Barcelona ishte tjetër ekip,” është shprehur tekniku i katalanasve.

Nuk ndalet as Gerard Pique në kritikën e tij: “Eshtë hera e parë që lihemi qartësisht në hije nga rivalët tanë.”

I vetmi ngushëllim për Barcelonën është goli i Messi-t, që i dha mundësi skuadrës të barazojë e të mos e presë me humbje “klasiken” e së shtunës ndaj Realit të Madridit.

Sociedadi kaloi në epërsi në minutën e 53-të me anë të Willian Jose-së. Messi barazoi disa minuta më pas. Vendasve iu mohua dhe një gol i rregullt.

Barcelona mban vendin e dytë në klasifikimin e kampionatit spanjoll pas javës së 13-të, dhe është gjashtë pikë pas Realit të Madridit, që kryeson. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts