728 x 90 Leaderboard

Mali i Zi, tjetër “provokacija” ndaj Beogradit: Ushtria e Kosovës, e drejta e një shteti sovran

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boskoviç, tha se Podgorica nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendeve fqinje, duke iu referuar themelimit të Ushtrisë së Kosovës, kundërshtuar fort nga Beogradi.

Kjo është çështje e një shteti sovran – theksoi Boskoviç.

Qëndrimi i tij u shpreh pas një takimi me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, gjatë një vizite në në Prishtinë, i mirëpritur me nderime ushtarake.

Boskoviç shtoi se çështja e Kosovës duhet të trajtohet me partnerët e saj kryesorë, për të mirën e të gjithëve dhe për të promovuar paqen dhe stabilitetin.

 “Ju e dini se Mali i Zi është një avokat i madh i politikës së dyerve të hapura dhe integrimit në NATO. Ne mbështesim, pranojmë dhe respektojmë të gjitha mendimet e ndryshme që ekzistojnë në rajon. Mbi të gjitha ne respektojmë të gjitha vendimet e shteteve sovrane dhe besojmë se Kosova është një vend sovran”, tha Boskoviç.

Ministri malazez theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Malit të Zi janë në një nivel të lartë, por mund të jenë edhe më ta mira, si një nxitje për aspiratat e përbashkët drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

“Ky është qëllimi kryesor i vizitës në Prishtinë, për të treguar se jemi mik i sinqertë i Kosovës, se ne jemi një vend që dëshiron të përcjellë të gjithë përvojën e vet të integrimit evropian dhe euro-atlantik dhe që, më në fund, i gjithë rajoni të ecë drejt integrimit dhe përparimit social”, ka thënë Boskoviç.

Duke komentuar reagimin negativ nga Serbia pas përfshirjes së dy anëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në misionin e KFOR-it, ai ka thënë se KFOR-i në Kosovë është i pranishme para se Mali i Zi të bëhej një anëtar i NATO-s dhe se Beogradi zyrtar shumë herë ka theksuar se KFOR është garantues i paqes dhe stabilitetit. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts