728 x 90 Leaderboard

Mali i Zi reagon ndaj Trump: mësoje kush jemi ne!

Podgorica ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit Trump, i cili e quajti vendin ballkanik si “të vogël”, me njerëz “të fortë e agresivë”, që mund të “shkaktonte Luftën e Tretë Botërore”.

Mali i Zi ia atribuon vetes në deklaratën reaguese “paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në kontinentin evropian, por edhe në të gjithë botën.”

Qeveria malazeze e përshkruan vendin e saj si një vend të qëndrueshëm ku nuk kishte konflikte gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Përveç kësaj, “vendi ka pranuar dhe mbrojtur 120,000 njerëz” të prekur nga konfliktet “duke nisur që nga lufta kundër fashizmit”.

“Në botën e sotme nuk ka rëndësi nëse je i vogël apo i madh; është e rëndësishme që në çfarë mase mbron vlerat e lirisë, solidaritetit dhe demokracisë”, thuhet në deklaratën e qeverisë malazese, e dominuar nga një gjuhë sentimentale, më shumë se politike. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts