Malazezët, monument për ish-liderin jugosllav: nderim për “Druzhe Titon”!

Podgorica, e quajtur si Titograd nën erën Tito, e ka gati monumentin për ish-liderin jugosllav, ndryshe ish-Presidentin e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë – RSFJ, Josip Broz Tito. Busti i tij u vendos në bulevardin “Shën Pjetrit” të Cetinjës në Podgoricë, për t’u zbuluar në Ditën e Çlirimit.

Më 30 tetor, Kuvendi i Podgoricës miratoi një propozim nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Ivan Vukoviç, për të ndërtuar një monument për Josip Broz Titon në Podgoricë.

Në shpjegimin e propozimit, ai tha ndër të tjera se Mali i Zi është një nga vendet e pakta që mund të krenohet me trashëgiminë antifashiste, edhe nga fakti se rezistenca e parë më e madhe gjatë luftës nisi nga Mali i Zi, nën drejtimin e komandant Titos.

Ndaj dhe në periudhën midis viteve 1946 dhe 1992, Podgorica u emërua Titograd.

Në statujën e monumentit është shkruar: Josip Broz Tito, 1892-1980 Falenderim nga qytetarët e Titogradit dhe Podgoricës.

Pamja e tij në monument nuk është ajo e një civili, si ish-president, por e një ushtaraku. Pra udhëheqësi lufte. Pas vdekjes së Titos në vitet ’80, nisi dalëngadalë dhe rishfaqja e nacionalizmave mes kombeve, për të shkuar drejt shkërmoqjes së Bashkim – Vëllazërimit jugosllav, deri në vetë shkërmoqjen e Jugosllavisë, duke e larë në gjak një pjesë të ish-Federatës socialiste. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts