Auto Dak
Auto Dak

Makinat moderne për pastrimin e rrobave, shumë më keq se të vjetrat!

Apelet për të zëvendësuar makineritë e vjetra të lavanterisë për shkak të kursimit të energjisë elektrike duket se nuk e kanë pasur parasysh një tjetër fakt lidhur me pastërtinë e rrobave.

Makinat moderne të pastrimit të rrobave kanë efikasitet të lartë, por nuk eleminojnë bakteriet aq sa makinat më të vjetra.

Ky konstatim vjen nga Gjermania, pasi u zbulua se një mikrob rezistent nuk po largohet nga rrobat e foshnjave.

Fajtori përfundimtar thonë hetuesit, ishte te mënyra e funksionimit lavanterisë. Hetuesit gjetën se makina larëse ultramoderne nuk e aplikon si duhet zierjen e rrobave, dhe në shumë raste, nuk i shpërlan ato sa duhet.

Kujtojmë se ilaçi i rrobave duhet të përdoret me masë sidomos te rrobat e fëmijëve, duke pasur parasysh shkallën e lartë të toksinave që përmban. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts