Majlinda Bregu ka shkruar një letër…për veten, Olldashin dhe të tjerë

Majlinda Bregu, ajo që tashmë po mban të ndezur një frymë opozitare brenda PD-së karshi mënyrës së drejtimit të partisë nga Basha, ka shkruar së fundi një letër, adresuar kjo dikujt e ka quajtur “të futur nga dritarja” prej Berishës.

Që prej javës së kaluar kur e sqaroi pozitën e saj prej një kundërshtareje të Bashës, sidomos në Top Story, ndaj ish-gazetares dhe ish-ministres së Berishës, nuk kanë rreshtur sulmet të cilat e kanë trajtuar si një plangprishëse. Dhe për të sqaruar më mirë pozicionin e saj, Bregu, nëpërmjet një kujtimi për ish-mikun dhe ish-të preferuarin e saj për ta drejtuar PD-në, Sokol Olldashi, ka shkruar së fundi një letër publike, me titull “Për idhullin tim të ‘vdekur’ dhe të gjallë”…          

 

Nga Majlinda Bregu

E di se nëse ndalon të gjuash me gurë këdo që të lehë, ndërsa ecën në rrugën tënde, nuk do të arrish kurrë në fund të rrugës; por janë disa gjëra për të cilat kam detyrim të flas, sidomos për ata që nuk kanë mundësi të mbrohen nga këto lehje.

E kam fjalën për një njeri me emër e mbiemër, por anonim për mua në rrafshin publik, i cili quan kandidat të vdekur, një nga bashkëudhëtarët e mi dhe të mijëra demokratëve në rrugën tonë, Sokol Olldashi.

Nuk do të merrja mundimin ta shkruaja këtë replikë me një njeri që ka mbaruar shkollë nate, që është nisur të këshillojë Presidentin dhe që i ka mbetur në tentativë këshillimi, por zgjodha ta bëj në respekt të mikut tim Sokolit dhe pamundësisë së tij për ta bërë vetë këtë gjë.

Shkurtazi po i kujtoj këtij njeriu në respekt të honorareve që ka marrë për të fyer kujtimin e Sokol Olldashit, se i kanë treguar gjithcka gabim për të, pasi ai vet as e ka njohur, as ka patur dëshirë ta njohë, se nuk ka patur punë me PD.

Është e vërtetë se unë dhe Lulzim Basha kemi ardhur bashkë në një ditë në PD. Nuk na kanë futur nga dritarja, por nga dera dhe na kanë pritur me entuziazëm në kuadrin e një projekti për ripërtëritjen e PD. Sokol Olldashi ishte moshatari ynë, por ishte shumë i vjetër në PD kur erdhëm ne.

Kishte qenë aty dhe më 1997 dhe më 2001 dhe kur ne, të drojtur në 2005 morëm zona elektorale pak më të sigurta që të “mos dështonim”, ai zgjodhi betejën më të vështirë. Shkoi u përball me Agron Dukën në Shijak që në atë kohë ishte jo vetëm Ministri më i fuqishëm i qeverisë Fatos Nanos, por dhe biznesmeni më i madh në Shqipëri.

E mundi duke bindur shqiptarët se dhe një djalë i ri me duar në xhepat bosh, mund të nxirrte jashtë Kuvendit një milioner dhe Ministër të Fatos Nanos. Ai u bë pas disa muajsh ministri ynë më i suksesëshëm, pasi futi në burg gjithë banditët që kishin shëtitur lirshëm deri më 2005. Është e vërtetë se ai nuk fitoi dot Bashkinë e Tiranës më 2007 dhe unë isha në krye të asaj fushate.

Nuk e di ku ka qenë ky anonimi në këtë kohë, druaj se edhe nëse nuk ka qenë me PS-në, selinë e PD-së mund ta gjente me të treguar. Por ajo që di dhe më dhemb, është se shumë njerëz brenda PD, nga këta që sot po tentojne te hyjnë nga vrimat e çatisë, votuan kundër Sokolit, me shpresë se do ta nxirrnin nga politika.

Por ai vazhdoi të ishte në politikë si Ministër përsëri i suksesshëm. Ai shkoi në vitin 2009 në zonën me të vështirë elektorale, në Qarkun e Fierit, në bastionin më të sigurt të socialistëve dhe e rriti PD-në me së paku dy deputetë. Ishte njeri dhe nuk i fshihte as vetes as miqve dhe dilemat qe betejat politike natyrshem bartin per secilin nga ne.

Nuk di kush ja ka thënë këtij njeriut të honorareve, se ai duhet të shkonte kandidat në Durrës apo broçkulla të tilla, por di që ai arriti të ngjallte shpresë për PD-në dhe në bastionin më të egër të socialistëve.

Ende sot banorët e Fierit dhe fshatrave përreth, i janë atij mirënjohës për infrastrukturën rrugore dhe krenarinë që i dha PD-së. Sa i përket vitit 2013, Sokol Olldashi humbi më pak nga të gjithë. E dhimbshme më 2013 ishte që ne humbëm bastionet tona historike, Kavajën, Shkodrën apo Elbasanin. Une kam qene ne Tirane,por fushaten ne gjithe Shqiperine e kam ndjekur se kisha per detyre te merresha me te.

Fieri nuk ka qenë kurrë bastion ynë. Ai u bë fitues aq sa e bëri Sokol Olldashi. Cdo humbje dhemb edhe pse per hir te saj, Sali Berisha mori vendimin si lider per tu larguar nga kreu i PD-se. Unë jam e hapur dhe mirëpres kritika dhe për ata që më thonë ke idhull Olldashin dhe për ata që me thonë ke idhull Berishën.

Largimi i kobshem nga jeta i tij eshte mjaftueshem dhimbje per te gjithe demokratet. Kur them që Berisha ka lënë boshllëqe në Partinë Demokratike, them një të vërtetë që nuk druhem ta përsëris, por nga ana tjetër duhet ta pranojmë se Shqipëria e vitit 2016 dhe më tutje, ka nevojë për një identitet të ri politik në krye të PD, dhe kur them të ri, kam parasysh një mendim të ri, ide dhe sjellje të reja e moderne politike. Kush nuk eshte dakord me mua, nuk ka pse perbalt ke nuk jeton, as te shese per teza politike sulme te porositura. /tesheshi.com/

70414MajlindaBregu

auto pjese dak

Related posts