728 x 90 Leaderboard

Majko kundër arrestimit të Albinit: Na rëndojnë më shumë politikanët e burgosur

Ish-Kryeministri shqiptar Pandeli Majko e ka konsideruar burgosjen e liderit shpirtëror të Vetëvendosjes, Albin Kurti si një gjest që dëmton procesin politik të Kosovës dhe braktis dialogun si një institucion që nisi që në Rambuje.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Majko shkruan: “Albin Kurti u arrestua dje. Albini eshte nje politikan konfliktual, por ai merr kuptim i bugosur. Burgosja e politikaneve ndryshon kuptimin e debatit politik. Kosova drejtohet me se shumti nga njerez qe e dine kuptimin e persekutimit politik, por po ashtu dhe logjiken e dialogut qe i uli ne tavolinen e bisedimeve nga Rambujeja deri ne Bruksel. Shpresoj dhe uroj qe politikanet e Kosoves te ulen ne tavolinen e dialogut me njeri tjetrin. Kohes i rendojne me shume politikanet e burgosur se sa politikanet radikale”.

/tesheshi.com/

Related posts