Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Magjia kërcënon futbollin në Ruandë, federata vendase paralajmëron sanksione (video)

Ndërsa në vende të tjera futbolli komprmentohet nga shitblerjet e ndeshjeve, në Ruanda ndeshet me një tjetër problem: magjinë!

Në këtë vend afrikan, organizata që ndodhet në krye të futbollit ka dalë haptazi me një rregullore për çrrënjosjen e praktikës së magjisë në fusha gjatë ndeshjeve.

Federata vendase (FERËAFA) njoftoi se do të lëshojë gjoba dhe sanksione tjera për lojtarët, trajnerët dhe ata zyrtarë klubi që praktikojnë magji në fushën e futbollit.

Ky vendim vjen pas një rasti të ndodhur dy javë ma parë në ndeshjen midis Mukura Sports dhe Rayon Sports, kur lojtarët e të dy ekipeve u zunë mes tyre në lidhje me përdorimin e supozuar të magjisë nga një prej futbollistëve.

Në pamjet e shfaqura në video, sulmuesi i ekipit Rayon, Moussa Camara, ekipi i të cilit ishte duke humbur 1-0, dështon të shënojë duke e goditur shtyllën.

Ai pastaj shkon dhe lë një send të vogël prapa shtyllës së portës kundërshtare.

Dhe për çudi, sapo rinisi loja, Camara shënon gol.

Incidenti është një prej shumë të tillëve që ka shtyrë Federatën e Futbollit të Ruandës të marrë masa disiplinore ndaj lojtarëve dhe ekipeve të futbollit që praktikojnë magjinë në fushë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts