Magjia e dëborës, pas Sarandës radhën e ka Tirana (foto)

Edhe pse ditë të ftohta acar, ky janar po u sjellë shqiptarëve një çmallje me borën e munguar prej vitesh. Pas Durrësit e Kavajës 5 ditë më parë e Sarandës dy ditët e fundit, radhën e ka Tirana që mbulohet nga bora. Mbrëmja e së mërkurës po zbardhëllon tërësisht kryeqytetin shqiptar me reshje të dendura dëbore që bien papushim.