Maduro, ish-shoferi betohet si president: …në trashëgiminë e Hugo Chavez…

Presidenti venezuelas nisi një mandat tjetër presidencial, duke hedhur poshtë kritikat ndërkombëtare se fitorja e tij vitin e kaluar ishte e paligjshme.

Presidenti venezuelas Nikolas Maduro, i ballafaquar me izolimin e mëtejshëm dhe krizën ekonomike, filloi të enjten mandatin e tij të dytë presidencial, duke hedhur poshtë kritikat ndërkombëtare se fitorja e tij vitin e kaluar ishte e paligjshme.

Maduro u betua Gjykatës së Lartë, i cila ka zëvendësuar Kongresin e marrë nga opozita, në një ceremoni me Orkestrën Simfonike dhe me mbështetës që valvitnin flamuj të vegjël të Venezuelës.

“Betohem në trashëgiminë e Hugo Chavez … dhe se do t’i përmbush të gjitha detyrat e mia në përputhje me Kushtetutën”, tha Maduro.

Ceremonia ishte në kundërshtim me realitetin e ashpër me të cilin presidenti, një ish-shofer autobusi, duhet të përballet – komentojnë mediat.

Nga ana tjetër, ekziston një presion në rritje nga komuniteti ndërkombëtar që i konsideron zgjedhjet si farsë, e ku vendi gjendet në kolaps ekonomik duke u përballur me një eksod të miliona njerëzve që iknin nga jeta e vështirë.

Udhëheqësit e opozitës e përshkruan inaugurimin si një moment kur Maduro do të njihet ndërkombëtarisht si një diktator. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts