Auto Dak
Auto Dak

Madagaskar, parada e Pavarësisë kthehet në incident fatal: 16 jetë të humbura

Festimet për nder të Pavarësisë së vendit përfunduan si është më së keqi në shtetin e Madagaskarit. Së paku 16 persona mbetën të pajetë si pasojë e një përplasjeje brenda stadiumit kryesor të kryeqytetit Antananerivo.

Në incidentin e djeshëm mijëra njerëz u mblodhën në një stadium për një paradë ushtarake dhe një koncert.

Arsyet e incidentit ende nuk janë mjaft të qarta, por thuhet se numri i madh i pjesëmarrësve dhe mos menaxhimi i turmës bëri që momenti kur ata po largoheshin nga stadiumi të bëhej fatal.

Agjencia e lajmeve AFP raporton se pas paradës, zyrtarët e sigurisë hapën portat për t’i lejuar spektatorët të largohen. Por dëshmitarët thanë se disa porta u mbyllën menjëherë dhe turmat u bllokuan nga policia, duke shkaktuar një shtypje vdekjeprurëse. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts