Macron njofton: të hënën, një “Letër për francezët”

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se do të publikojë një të ashtuquajtur “Letër për francezët”, ku do të shpalosë idetë për një debati të madh kombëtar që fillon një ditë pas, provokuar nga protestat e “jelekverdhëve”, shpërthyer e që akoma nuk janë ndalur, nga rritja e çmimit të karburanteve, e përgjithësisht rritja e kostos së jetesës.   

“Në letrën që jam gati për ta shkruar në frëngjisht, unë do të them atë që kam në plan të bëjë me konkluzionet e debatit”, u tha ai gazetarëve në Pallatin Elize.

“Ky është një moment i rëndësishëm dhe shumë i dobishëm për vendin tonë. Kjo është një mundësi e madhe. Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm. Dua një debat i vërtetë”, shtoi Macron.

Qeveria franceze dëshiron një debat kombëtar për të qetësuar pakënaqësinë e “jelekverdhëve”.

Kryeministri Edouard Philippe do të diskutojë ndërkohë në Matignon me një numër të madh udhëheqësish të sindikatave. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts