Macron: Ne do ta rindërtojmë Notre-Dame, ky qe fati ynë

Francezët do të rindërtojnë katedralen e djegur e Notre-Dame në Paris, sepse ajo pritet tashmë nga ne dhe ky është fati ynë – tha presidenti Macron nën një dëshpërim të thellë pas tragjedisë kulturore me përzhitjen nga flakët të një prej kryeveprave të arkitekturës botërore ndër shekuj.

“E gjithë bota do të ndihmojë në rindërtimin e katedrales. Duke filluar nga nesër do të bëj një thirrje publike. Ata do të shtrihen përtej kufijve tanë, ne do të ftojmë të gjithë njerëzit e talentuar dhe të aftë për të na ndihmuar”, theksoi Macron, jo shumë larg nga vendi ku ndodhi katastrofa.

Ai vlerësoi përpjekjet e qindra zjarrfikësve të cilët arritën të ruajnë fasadën e Notre-Dame dhe pjesën kryesore të ndërtesës nga shkatërrimi i plotë.

“Unë duhet të përgëzoj përpjekjet e zjarrfikësve që luftuan me zjarrin. Beteja nuk ka përfunduar ende, por ne kemi shmangur më të keqen”, tha Macron.

Zjarri në Katedralen e Notre-Dame në Paris, ende nuk është shuar, por zjarrfikësit ishin në gjendje për të mbrojtur strukturën e ndërtesës – tha të hënën vonë komandanti i zjarrfikësve Jean-Claude Gallet.

Shkaku i zjarrit ende nuk është i njohur, por zjarrfikësit mendojnë se mund të jetë i lidhur me punën në rinovimin e kishës, ndërsa prokurorët kanë nisur një hetim. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts