Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

PROPOZIMI/ Macron: kam një plan historik, kushton 8 miliard, i rëndësishëm për tërë Evropën

Presidenti francez Emmanuel Macron prezantoi, siç e cilësoi ai, një plan historik me vlerë më shumë se 8 miliardë euro për industrinë e makinave të goditura nga kriza dhe për modernizimin e saj për ta vendosur Francën në pararojë të prodhimit të makinave elektrike.

Gjatë një vizite në fabrikën e pajisjeve Valeo në Etapl në verilindje të Francës, Macron njoftoi se shteti do të investojë pak më shumë se 8miliardë euro në ndihmë për sektorin e automobilave.

“Qëllimi është që Franca të jetë vendi i parë që prodhon automjete të pastra në Evropë, gjë që do të rrisë prodhimin në më shumë se një milion automjete elektrike dhe hibride në pesë vjet,” tha Macron.

Presidenti francez njoftoi një rritje të bonusit mjedisor në 7,000 euro për blerjen e një makine elektrike për qytetarët dhe në 5,000 euro për kompanitë, si dhe një bonus prej 2,000 eurosh për automjetet hibride.

Eshtë planifikuar gjithashtu të rritet bonusi kur të blihet një makinë elektrike në parimin e “vjetër për të re”.

“Ashtë një plan për të mbrojtur punët në industrinë tonë duke u përballur me një nga krizat më të këqija në historinë. Eshtë një plan për pavarësinë e industrisë së makinave. Pra, është një plan për të ardhmen e makinave të shekullit 21,” tha Macron.

Ai deklaroi se plani i rindërtimit frëngjisht-gjerman, me rreth 500 miliardë euro, të cilin ai e paraqiti javën e kaluar me kancelaren gjermane Angela Merkel, duhet të mbështesë sektorët më të cenueshëm, siç është sektori i automobilave.

Macron i ka kërkuar Renault një garanci për të ardhmen e punonjësve në dy fabrika në veri të vendit dhe paralajmëroi se kredia prej 5 miliardë e premtuar nga shteti për Renault, nuk do të jetë në gjendje të miratohet para përfundimit të negociatave që do të fillojnë të hënën. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com