728 x 90 Leaderboard

Macron: Franca do të sulmojë Sirinë sapo të dëshmohet përdorimi i bombave kimike

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se Franca do të godasë nëse armët kimike përdoren kundër civilëve në konfliktin sirian, por se ai ende nuk kishte parë ndonjë dëshmi se një gjë e tillë ka ndodhur.

“Për armët kimike, kam vendosur një vijë të kuqe dhe unë riafirmoj atë linjë të kuqe”, u tha Macron gazetarëve. “Sot, agjencitë tona, forcat tona të armatosura nuk kanë vërtetuar që armët kimike, siç janë përcaktuar në traktate, të jenë përdorur kundër popullatës civile”.

“Sapo të vërtetohet një provë e tillë, unë do të bëj atë që kam thënë”, paralajmëroi Macron, duke shtuar se “prioritet është lufta kundër terroristëve”.

Sa i përket vetë regjimit të Asadit, qoftë gjatë ose pas konfliktit, “do të jetë përgjegjëse për drejtësinë ndërkombëtare”, shtoi ai.

Macron bëri thirrje gjithashtu për një takim ndërkombëtar mbi Sirinë, në rajon nëse është e mundur. “Kam shumë propozime”, tha kreu francez, pa dhënë më shumë detaje.

Në një telefonatë me udhëheqësin rus, Vladimir Putin të premten e kaluar, Macron shprehu shqetësimin e tij për shenjat që bomba të klorit ishin përdorur kundër civilëve kohët e fundit. /tesheshi.com/

 

Related posts