Auto Dak
Auto Dak

Macron dhe zgjedhjet në Gjermani: Europa duhet të kapë shansin të “ndreqë” euron

Ekonomia në përmirësim dhe zgjedhja e Emmanuel Macron janë një mundësi, sipas “The Economist” që mund të mos përsëritet.

Mjafton të shohësh vetëm njërën prej tyre. Kartmonedhat e parasë së përbashkët europiane janë të zbukuruara me ura të hijshme, harqe, qemerë e shatërvanë, dëshmi të një historie të lavdishme arkitekturore të kontinentit të vjetër. E vërtetë, imazheve u mungon disi karakteri pasi dizenjuesve u ishte thënë të përshkruanin shembuj të përgjithshëm për të shmangur ofendimin e vendeve që mund t’iu anashkalohej shkëlqimi. Por, ato flasin për fuqi, vendosmëri dhe besim në atë që disa besonin se mund të ishte monedha me të cilën do të kryheshin transaksionet në të gjithë botën.

Vetë euro, megjithatë, mbetet një sipërmarrje e lëkundshme, gjysmë në ndërtim, dëshpërimisht e papërgatitur për tronditjen e radhës. Kur Europa mori “gripin” e Amerikës në vitin 2008, tregjet e aksioneve këputën, njëri pas tjetrit, anëtarët më të dobët të eurozonës. Greqia, Portugalia, Irlanda dhe Spanja u detyruan të merrnin paketa shpëtimi. Italia, ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës, u kris.

U krijuan fondet e emergjencës, Banka Qendrore Europiane la të kuptohej se do të krijonte sasi të pakufizuara nëse do të nevojitej para kesh, dhe euro vijoi përpara duke çaluar. Sot, rritja ekonomike po ringrihet dhe papunësia po bie. Por, askush nuk beson se euro, së cilës i mungojnë institucionet tipike fiskale dhe politike të një zone monetare, nuk mund të mbetet gjysmë në ndërtim përgjithmonë. Investitorët janë të pasigurtë për të ardhmen e saj, dhe qeveritë kanë grumbulluar borxhe që nga kriza e fundit, duke e rrudhur hapësirën e mundshme për të pasur një përgjigje për krizën e radhës.

Zgjidhja me reforma është një rrugë shumë e rrahur. Krijimi i euros në vitin 1999 u mohonte anëtarëve të saj opcionin e rikthimit të konkurrencës përmes zhvlerësimit. Lëvizshmëria e tregut të punës dhe transfertat fiskale, që zbusin efektet e tronditjes në zona të tjera monetare, u kufizian me anë të rregullave dhe kulturës.

Paketat e shpëtimit dhe masat shtrënguese u përshkruan si zgjidhje për qeveritë e goditura nga ndalesa të tilla të papritura, gjëra që mërzisin gjithkënd: kreditorëve u mungon dëshira të hapin kuletën, debitorët nuk dëshirojnë kriza akute për shkak të lodhjes nga kursimi. Monedha u kthye nga një instrument konvergjence midis vendeve në një mjet që i ndan ato. Mjafton të krahasojmë nivelin e papunësisë së Gjermanisë me atë të Greqisë.

E gjitha kjo krijoi një trashëgimi mosbesimi që përndjek eurozonën edhe sot. Kjo ndihmon të shpjegohet përse, pavarësisht litanisë së zotimeve, bisedimet për reformimin e eurozonës nuk kanë mbërritur gjëkund. Vendet e zhytura në borxhe si Italia kanë krijuar varësi ndaj parasë së lirë të BQE-së, duke injoruar apelet e presidentit, Mario Draghi për ta përdorur kohën që ai u mundësoi për ringritjen e ekonomisë së tyre. Mbështetës të vijës së ashpër si Gjermania janë më të bindur se kurrë për nevojën e rregullave strikte për shpenzimet dhe reformat strukturale. Zyrtarë plot ankth vrasin mendjen se prej nga mund të mbërrijë shkëndija politike për të hapur debatin mbi të ardhmen e euros.

Zgjedhja e Emmanuel Macron si president i Francës sjell një përgjigje.
Macron fushatoi mbi premtimin për thelluar integrimin e zonës së monedhës së përbashkët 19-anëtarëshe, duke shtuar një ministër të përbashkët Financash, parlament dhe buxhet. Edhe pse ide të tilla vështirë se mund t’i quash origjinale, ato kanë rezonuar më shumë se zakonisht falë talentit të Macron për të qetësuar nervat. Ai i ka premtuar Gjermanisë se nuk do t’i duhet të ndihmojë në mbulimin e detyrimeve të vjetra të vendeve të tjera, apo të financojë pafund buxhetet e tyre. Zyrtarët flasin për një dritare mundësish për reforma pas zgjedhjeve të shtatorit në Gjermani.

Kjo tokë pjellore që tani ka nisur të korrë frute. Një “letër reflektimi” e re për të ardhmen e euros nga Bashkimi Europian, tregon kujdes ndërsa lëvron ide të tilla si ripaketimi i bonove apo fonde garancie për papunësinë që të ndihmojnë buxhetet të përballen me recesionin.

Buxheti i eurozonës që kërkon Macron mund të ndihmojë vendet të menaxhojnë veten kur të godasë kriza e radhës, duke mbrojtur investimet publike apo duke mbuluar koston e menjëhershme të reformave strukturore me përfitime afat-gjata, si p.sh ndryshimi i rregullave për pensionet.

Idetë madhështore për të rinovuar eurozonën tradicionalisht kanë hasur në rërë në Berlin, ku dyshimet e të vobektët europianë do të donin fonde për përfitimet e tyre, është më e fortë se kurrë. Por, ka nga ata që dallojnë një ndryshim. Shumë eurokratë dëgjojnë në apelin e fortë të Angela Merkel për të marrë në dorë fatet e veta, një përpjekje për të përgatitur votuesit për kompromise të vështira që do të vijnë. Gjatë udhëtimit pas-zgjedhor të Macron në Berlin, muajin e kaluar, kancelarja e deklaroi veten të hapur ndaj ndryshimeve në traktatet e BE-së, që do të kërkonin reforma madhore të eurozonës.

Por, gjërat e para të parat. Veç disa nismave të mundshme franko-gjermane për investimet dhe rregullat fiskale, shumë pak do të ndodhë në frontin ekonomik përpara zgjedhjeve në Gjermani. Përbërja e qeverisë së ardhshme do të jetë vendimtare: një koalicion që përfshin demokratët e lirë do të jetë më i ashpër me reformimin e euros sesa një me social-demokratët. Dhe, ndërsa një klimë më e shkëlqyeshme ekonomike do ta bënte negociimin e ndonjë marrëveshjeje më të lehtë, eurozona e ka pasur zakonisht të vështirë të reformojë veten jo në kohë krize, thonë ekspertët.

Ide kapitale

Nëse eurozona është në gjendje të përfitojë nga rrethanat e mira, është më mirë që ta rrisë ngadalë vetëbesimi. Nisja është bashkimi bankar i papërfunduar, që ende ka mungesa në skemën e përbashkët të sigurimit të depozitave (falë vërejtjeve gjermane) dhe një marrëveshje për fondin e garancisë. Bashkimi kaq i kërkuar i kryeqyteteve të kapitaleve që synon të zvogëlojë varësinë e Europës nga bankat për financim, vetëm sa ka nisur të shfaqet. Përmirësimi i flukseve financiare ndër-kufitare ka rëndësi sa edhe ndarja e barrës së rreziqeve fiskale.

Me kohë, e gjitha kjo mund të hapë rrugën për ndryshimet shumë më radikale që kërkon Macron. Ato do të kërkojnë një lloj kurajoje politike për të cilën eurozona nuk ka qenë kurrë e njohur, por mund të dalë të jetë më pak e dhimbshme sesa dyshojnë disa: sondazhet kanë nxjerrë mbështetje rekord për monedhën e përbashkët midis votuesve dhe një oreks surprizues për reforma.

Si me varësi nga urrejtja ndaj vetes, qeveritë e kanë mbajtur shtëpinë e eurozonës gjysmë në ndërtim, për shumë kohë, të ngecur në çengelin e mjekimit monetar të Dragit dhe duke bindur veten se nuk meritojnë më shumë. Duket se ka ardhur koha për të lëvizur përpara.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts