Luvri shënon rekordin e vizitueshmërisë: 10 milionë në 2018-ën

Luvri nuk është vetëm muzeu më i vizituar në botë, por dhe vendosi i rekordeve për vizitueshmëri..

“Për herë të parë në historinë time, mendoj për herë të parë në historinë e muzeut, më shumë se dhjetë milionë vizitorë kanë vizituar Luvrin në vitin 2018”, tha Jean-Luc Martinez, president dhe drejtor ekzekutiv i muzeut.

Me 10.2 milionë vizitorë vitin e kaluar, Luvri shënoi një rritje prej 25 përqind krahasuar me 2017 kur kishte 8.1 milionë vizitorë dhe theu rekordin e saj prej 9.7 milion vizitorësh në 2012.

Në vitin 2017, Luvri ishte përpara Muzeut Kombëtar të Kinës me tetë milionë vizitorë dhe Muzeut Metropolitan në Nju Jork me 7.3 milion.

Sipas Martinez, rekord u nxit nga “rimëkëmbja e turizmit ndërkombëtar në Paris” pas rënies së numrit të turistëve me 30 përqind në vitet e fundit për shkak të sulmeve terroriste në Francë, raporton AFP. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts