728 x 90 Leaderboard

Lutje në kishë për viktimat e Genova-s, Arqipeshkvi Masafra tregon formulën: ja si përballohet dhimbja…

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra ka rezervuar një lutje për viktimat e tragjedisë së Genova-s.

Gjatë një meshe në zonën e Shirokës, në kremtimin e festës së Shën Rrokut, kleriku katolik tha se vetëm besimi në Zot mundet ta përballojë dhimbjen.

“Sot mendoj që do të kemi në këtë meshë një lutje të veçantë për ata që kanë përjetuar një tragjedi në Genova nga autostrada që është rrëzuar. Janë edhe dy shqiptarë mes dy të vdekurve. Zoti i pranoftë dhe familjarët i ngushëlloj sepse është e dhimbshme. Vetëm besimi në Zot dhe solidaritet mund të lirojë njeriun nga dëshpërimi. Unë i kam dërguar një ngushëllim arqipeshkvit të Genova-s që është dhe miku im dhe na ka ndihmuar shumë. Lusim që të rimëkëmbet shpejt dhe Zoti në na ndihmojë gjithmonë”, tha Arqipeshkvi Masafra. /tesheshi.com/

 

 

Related posts