Lundrim në “terr”: një japonez, personi i parë i verbër që kalon Paqësorin

Një marinar japonez u bë personi i parë i verbër që kalon Oqeanin Paqësor përmes një anijeje, njoftoi media japoneze.

Mitsuhiro Iwamoto, 52 vjeç, mbërriti në portin e Fukushimas me varkën etij me vela ati dy muaj pasi u nis nga Kalifornia.

Me banim në San Diego në brigjet e Paqësorit të Kalifornisë, Iwamoto nisi lundrimin nga ky qytet në Shtetet e Bashkuara më 24 shkurt, së bashku me Doug Smith, detar amerikan, i cili ndihmoi verbalisht duke i dhënë atij informacione, të tilla si drejtimin e erërave.

Kjo ishte e dyta përpjekje e tij, për shkak se gjashtë vjet më parë anija e tij u mbyt pasi u godit nga një balenë.

“Jam këtu në shtëpi. Faleminderit!”, tha Iëamoto në një ceremoni në Fukushima, ku ai përfundoi udhëtimin e tij të gjatë prej 14.000 kilometra.

“Unë nuk u dorëzova dhe e bëra ëndrrën time realitet”, tha ai.

Iwamoto humbi shikimin e tij në moshën 16 vjeç.

Ai e bëri këtë udhëtimpër të mbledhur para për qëllime bamirësie, duke përfshirë edhe trajtimin e sëmundjeve që shkaktojnë verbim. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts