Lunacek përshëndet vendimin për Haradinajn, thirrje BE-së: Mos i merrni parasysh fletarrestet e Serbisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, ka përshëndetur vendimin e gjykatës së Kolmarit në Francë për lirimin e Ramush Haradinajt dhe ka kërkuar nga vendet e BE-së të mos i marrin parasysh udhërarrestet e Serbisë.

“Mbajtja e Ramush Haradinajt sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të vjetërsuar që nga viti 2004 nga Serbia, e cila është në dialog të moderuar me Kosovën në BE, ishte krejtësisht i papranueshëm”, ka shkruar Lunacek, derisa ka shtuar se Haradinaj ishte gjykuar edhe dy herë në vitin 2008 dhe 2010, mirëpo është liruar nga krimet e luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi në Hagë”.

“Unë i bëj thirrje Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Zëvendëskryetares së Komisionit, Federica Mogherini, si dhe qeverive të 28 shteteve anëtare të BE-së dhe veçanërisht atyre të 23 njohësve, që të mos i marrin parasysh urdhërarrestet e Serbisë”, ka thënë Lunaçek.

Kujtojmë se Haradinaj, i cili u mbajt në Francë që nga 4 janari.

auto pjese dak

Related posts