Auto Dak
Auto Dak

Luleshtrydhja më e madhe në botë, ja sa peshon

Më sipër keni mundësinë të shikoni luleshtrydhen më të madhe në botë, e cila është futur në librin e rekordeve Guiness. E rritur në Japoni, ajo peshon 250 gramë. Ky frut është i lartë rreth 8 cm, i gjatë 12 cm dhe ka një diametër rreth 25-30cm. Është gjetur në një rajon agrokulturor në Fukuoka.

Nderin e shijimit të frutit e ka pasur e bija e pronarit të tokës. “Është i shijshëm”,- ka thënë ajo. Në natyrë, keqformimet dhe mutacionet e frutave mund të vijnë për arsye të ndryshme, për shembull, për shkak të të ftohtit apo të të nxehtit të temperaturave të natyrës, çka ndikon edhe në lulet e bimës.

Rekordi i mëparshëm është mbajtur për 32 vite nga një frut i të njëjtit lloji që peshonte 231 gramë, i rritur në Mbretërinë e Bashkuar. Japonia nuk është një shtet i ri në këto rekorde. Aty është rritur edhe molla më e rëndë (1.849 kg, në Hirosaki në vitin 2005), kërpudha më e madhe (59 cm, në vitin 2014). /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts