Luftë elektronike në Siri: çoroditen radarët rusë nga amerikanët dhe Izraeli bombardon në heshtje

Televizioni shtetëror sirian ka deklaruar se  kundrajrorët e Sirisë kanë rrëzuar raketat amerikane që kanë bombarduar qytetin e Homsit.

Bëhet fjalë në bazat ushtarake të qendrës së Sirisë, por më vonë burime ushtarake kanë thënë se e gjitha kjo ishte skemë propagandistike e kurdisur nga Rusia për të pështjelluar situatën.

Është e vërtetë që mbrojtja ajrore është aktivizuar, por ka qenë një mashtrim nga amerikanët, të cilët kanë dërguar në radarë rusë sinjale sulmi. Një nga komponentët më të rëndësishme të luftës modernr është ajo elektronike, e cila krijon çoroditje dhe bllof në pajisjet e lokacionit.

Megjithatë, disa media pranë Hezbullahut në Liban theksojnë se kjo është lojë e shërbimit ushtarak të Izraelit, i cili po krijon kaos dhe në mënyrë të fshehtë ka bombarduar bazat iraniane në Siri.

Dy ditë më parë, Tel Avivi pranoi më në fund se ka qenë ushtria e tij që ka bombarduar një magazinë armësh iraniane të mbushur me predha pranë Alepos. /tesheshi.com/

Related posts