728 x 90 Leaderboard

Luftë e hapur Mourinho-de Boer për Marcus Rashford

Mourinho ka sulmuar ashpër holandezin Frank de Boer, i cili e kritikoi portugezin për mënyrat e tij të trajnimit të Manchester United-it.

“Frank de Boer? Është trajneri më i keq i gjithë historisë së Premier League.

Trajneri i përfaqësueses së Holandës, duke folur për Marcus Rashford deklaroi se “është fatkeqësi që po trajnohet nga ana e Mourinhos që po e çon dëm”.

Por trajneri portugez i Manchester United nuk përmbahet: “Nëse do të kishte luajtur me de Boer, ai vetëm do të kishte mësuar si të humbë, se të njëjtën ka bërë ai si trajner i Premier League. Pesë humbje dhe zero, zero gola”, tha Mourinho.

I cili shtoi se “nëse ka vlera kombëtarja e Holandës, ato ia ka dhënë Van Gal që e përgatiti më parë dhe arriti të nxjerrë një gjeneratë të re të talentuar lojtarësh”/tesheshi.com/

 

Related posts