Lufta në sytë e fëmijëve sirianë: Halepin do ta çlirojmë sa të rritemi (video)

Fëmijët sirianë kanë shpërndarë një video në Tëitter, në mes të një situate kaotike gjatë operacionit të vazhdueshëm të evakuimit, e cila ka tërhequr vëmendjen e vazhdueshme të mediave dhe rrjeteve sociale.

Në video, djemtë sirianë thonë para kameras: “Ne po e braktisim Halepin tani, por do të kthehemi kur të rritemi dhe do të ta lirojmë. Të gjithë vëllezërit e mi dhe unë do të kthehemi së bashku dhe do ta shpëtojmë Halepin.” Këto fjalë kanë nxitur reagime emocionuese në rrjetet sociale.

Kliko videon: http://www.dailysabah.com/syrian-crisis/2016/12/16/syrian-children-well-grow-up-and-free-aleppo-as-soon-as-we-become-yong-men

Të enjtën nisi një operacion për evakuimin e civilëve të plagosur dhe anëtarëve të moderuar të opozitës nga Halepi lindor, i cili është nën sulmin e forcave të regjimit të mbështetura nga Irani.

Por, siç tregojnë pamjet, fëmijët sirianë të cilët kanë përjetuar përvoja traumatike që nga fillimi i luftës civile vdekjeprurëse në Siri, e kanë ende të pamundur të ndihen rehat, pavarësisht operacionit të shpëtimit.

Ata kanë qenë dëshmitarë të vdekjes së mijëra personave, përfshirë këtu edhe prindërve ose të afërmëve të tyre, shpërthimeve me bomba dhe breshërive të armëve të zjarrit.

Ndërkohë, të premten operacioni i evakuimit të civilëve dhe opozitës së moderuar u pezullua. Lajmi erdhi disa minuta pasi Reuters tha se u dëgjuan shpërthime në vendin prej nga u nisen autobusët e evakuimit.

Pas pezullimit, milicitë e regjimit të mbështetur nga Irani thuhet se hapën zjarr mbi autokolonat e evakuimit, dhe më pas morën peng 800 persona.

Karvani i gjashtë i evakuimit që mbante civilë të plagosur dhe luftëtarë të opozitës ishte nisur për në Idlib, ndërkohë që rreth 7.500 civilë dhe luftëtarë të opozitës janë evakuuar tashmë./tesheshi.com/