Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Lufta me Corona-n: Kryeministri irlandez ish-mjek, rivesh bluzën e bardhë

Kryeministri irlandez Leo Varadkar, i cili është doktor me profesion, ka riaplikuar për praktikë mjekësore dhe do të punojë sërish duke u përfshirë në frontin kundër epidemisë koronare, tha një zëdhënës i kabinetit.

Varadkar ka punuar si mjek për shtatë vjet para se të linte profesionin dhe të hynte në politikë kur u largua nga regjistri mjekësor në 2013,.

Në mars, ministri i Shëndetësisë Simon Harris bëri thirrje për mjekët që të regjistrohen dhe të ndihmojnë sistemin shëndetësor të vendit për të luftuar koronavirusin, me mesazhin: “Vendi juaj ka nevojë për ju”.

Pas kësaj thirrjeje, mijëra mjekë janë regjistruar siç raportohet nga Reuters.

Varadkar vjen nga një familje me traditë mjekësore Babai i tij ishte mjek dhe nëna e tij infermiere. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com