“Lufta e ftohtë” Tiranë-Athinë për naftën në det

Shqipëria dhe Greqia kanë nisur “luftën frontale” për rezervat energjetike të hidrokarbureve në Detin Jon, ku ekspertët kanë bërë të ditur se ndodhen rezerva të mëdha nafte. Tirana dhe Athina kanë zhvilluar paralelisht dy samite gjigande për energjinë, të cilat janë mbështetur nga korporata të mëdha të rangut global.

Greqia ka mbajtur në datat 11-12 mars një samit të energjisë të mbështetur nga një numër i madh korporatash energjetike por edhe të Publik Relations. Partner mediatik ishte e famshmja The Nevv York Times. Ndërkohë sot ka nisur në Tiranë një samit i madh energjie i mbështetur nga gjigandët e naftës por i organizuar nga mjeshtra ndërkombëtarë të PR ku prapa qëndron me regjinë e tij ish-kryeministri britanik Tony Blair.

Greqia dhe Tiranë edhe pse komplementarë në çështjen e energjisë si pasojë dhe e kalimit të gazesjellësit TAP nëpër Shqipëri, janë edhe konkurente të forta për çështjen e zonës ekskluzive ekonomike detare. Këtu qëndron dhe çelësi i përplasjes për kufirin detar, për të cilin qeveria e vitit 2008 e drejtuar nga Berisha dhe kur ministër i jashtëm ishte Lulzim basha firmosën me qeverinë greke marëveshjen për shelfin detar e cila u hodh poshtë një vit më pas nga Gjykata Kushtetuese, pas padisë së Partisë Socialiste.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, deklaroi sot se “Aktualisht, në Shqipëri janë 13 blloqe të lira, në tokë dhe det ku mund të kërkohet për rezerva të naftës dhe gazit. Vetëm pak ditë më parë, në parlament miratuam kalimin e administrimit të blloqeve të lira nga Albpetrol-i tek  Ministria e Energjisё nёpёrmjet Agjencisё Kombëtare tё Burimeve Natyrore”.

(tesheshi.com)

auto pjese dak

Related posts