reklama juaj ketu

LSI vijon të investohet në eufori: LSI, forcë e parë në zgjedhje!

Edhe pse në pozitën e Presidentit, Ilir ka folur si kreu i LSI-së duke shprehur bindjen se (ish)partia e tij do dalë forcë e parë në zgjedhje.

“Jam i bindur që LSI do të jetë forcë e parë në zgjedhjet që po vijnë. Ka qenë forca e parë që ka sakrifikuar çdo post për zgjedhje me standard”, tha Meta, duke shtuar se do jenë zgjedhje me supriza në rezultate.

“Tani të gjithë duhet të jenë të qetë sepse tani ka garë dhe padyshim do të ketë surpriza”, shtoi Meta gjatë vlerësimit që i bëri mbylljes së krizës.

Ai u përpoq të shfaqej krejt i qetë, ndryshe nga çfarë aludohet se është ndër të pakënaqurit nga shamgia që i bëri Rama e Basha.

“….LSI është sjellë në mënyrë të përgjegjshme dhe ka qenë forca e parë që ka insistuar për dialog dhe ka qenë e gatshme për krijimin e qeverisë së besimit. Tani e kemi. LSI ka qenë e gatshme për të dhënë të gjitha postet. LSI e ka forcën tek rinia dhe jo tek ministrant”, shtoi njeriu që ende qëndron mes të qënit kryetar partie dhe President, derisa ende nuk e ka marrë detyrën e kreut të shtetit. /tesheshi.com/