reklama juaj ketu

LSI fsheh frikën nga marrëveshja Rama-Basha, Vasili: Do dalim të parët

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka më mundësi të hyjë në koalicion me PS-në në zgjedhje pas marrëveshjes Rama-Basha dhe do të duhet të masë forcat e saj në elektorat e vetme.
Por kreu i ri kësaj partie e sheh këtë si mundësi që LSI të fitojë mbi dy partitë e mëdha dhe pse vota në koalicion shumëfishohet sipas sistemit elektoral në fuqi, ndërsa kur një parti e vogël del më vete e ka të vështirë të nxjerrë një deputet pasi i duhen më shumë vota.
“Thelbësore është një çështje dhe vetëm një. Ne sot kemi një marrëveshje politike që mundësoi një garë elektorale të barabartë dhe proces zgjedhor më të qetë. Të gjithë elementet e tjera janë krejtësisht të parëndësishëm. Sot i gjithë përqëndrimi im personal është arritja e objektivave: Të arrijmë të jemi forcë e parë dhe ajo që insistuam për të ecur me çdo mjet e sakrificë për të arritur zgjedhje gjithëpërfshirëse u realizua”- tha Petrit Vasili sot.
Duke komentuar marrëveshjen mes dy partive të mëdha Vasili tha: “Sot jemi në një situatë shumë më të qartë politike. Kemi një datë zgjedhjesh dhe të gjitha forcat politike në fushë dhe një qetësi publike më të lartë. Stabilitetit dhe sigurisë i kemi bërë një shërbim shumë të madh. LSI ka pasur konstante që të bënte çdo gjë që kriza të evitohej, duke ofruar edhe të gjitha pozicionet publike deri dhe të rikthente pozicionin e presidentit. Tashmë garën e kemi dhe i gjithë përqëndrimi im dhe i LSI-së nuk është tek asnjë koment tjetër, pasi marrëveshja është kryer por të përqëndruar pasi nuk e kam parë kurrë LSI të jetë një hap nga formalizimi i saj si forcë e parë. Energjitë janë përqëndruar në këtë pikë. Të tjerat janë të parëndësishme”. /tesheshi.com/