728 x 90 Leaderboard

Londër, Qeveria e Tiranës nis negociata me 3 gjigandë të Wall Street-it: kërkon 300 milion euro

Në Londër po zhvillohen sot negociatat mes qeverisë shqiptare dhe investitorëve prestigjozë ndërkombëtarë për të tërhequr një borxh prej 300 milionë euro në tregun ndërkombëtar. Zv.ministri i Financave Erjon Luçi, me një ekip ekspertësh me dy nga investitorët më të njohur të cilët do të negocojnë për këtë sasi borxhi, për të cilin ka dalë garant banka Botërore.

Bank of America, Merrill Lynch dhe JP Morgan janë piketuar për të negocuar mbi takimet me investitorët. Shqipëria është klasifikuar nga nga Moody’s në kategorinë B1 dhe B nga Standard & Poor’s. Ministri i Financave Shkëlqim Cani, në lidhje me borxhin 300 milionësh deklaroi se “Me misionin e FMN-së diskutuam gjerësisht edhe aspekte teknike të financave publike duke përfshirë përmirësimin e menaxhimit të financave publike dhe strategjinë e qeverisë për menaxhimin e borxhit publik.

Në përputhje me programin, tashmë ne fillojmë me konsolidimin e nivelit të borxhit publik. Kuptohet kjo është shprehur qartë edhe në buxhetin 2015 të miratuar në parlament. -Siç e dini, sivjet, Shqipëria bën rinovimin e Eurobondit, një proces shumë rutinë për tregun ndërkombëtar. Eurobondi i ri do të kryejë thjesht zëvendësimin e Eurobondit të shkuar (rreth 300 milionë EURO), pra, nuk është shtesë e nivelit të borxhit.

Plani ynë, siç është bërë tashmë publik, është për ta kryer këtë proces në gjysmën e parë të vitit për të përfituar nga kushtet e favorshme të tregut. Ne shkëmbyem me misionin pikëpamjet tona mbi procesin dhe praktikat më të mira për ta menaxhuar atë. Për të krijuar hapësirën e nevojshme për nxitjen e kreditimit të biznesit në vend ne po materializojmë marrjen e një kredie ndërkombëtare të garantuar nga Banka Botërore (Public Finance Policy Based Guarantee (PBG)).

Kjo kredi e marë në tregun e jashtëm nuk do të jetë mbi nivelin e borxhit të miratuar në parlament por thjesht është zëvendësim i huamarrjes së brendshme me atë të jashtme”

(tesheshi.com)  

 

Related posts