Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Lodra” e pabesueshme në duart e policisë: si neutralizohet krimi pa dhimbje (pamje)

Administratat lokale të policisë në Shtetet e Bashkuara po mësojnë se si funksionon mjeti i ri për luftimin e krimit dhe do ta prezantojnë atë në komunitetet e tyre, raportojnë mediat amerikane.

Quhet Bolawrap dhe duket më shumë si një pajisje e përdorur nga superheronjtë.

 

Eshtë një mjet për “ndalimin në distancë” të të dyshuarit, pa nevojë për përdorim shtesë të forcës.

Bolawrap u konceptua si një metodë e re për të ndihmuar policinë të marrë kontrollin në përballje potencialisht të rrezikshme dhe të parandalojë përplasjet përpara se situata të ndërlikohet.

“Ne jemi duke u përpjekur të zvogëlojmë dëmtimet e policisë, por dhe dëmtimet e autorëve të një vepre penale”, tha Rodney Sherrod, drejtori kryesor për Wrap Technologies.

Bolawrap nuk mbështetet te dhimbja. Eshtë një pajisje e mbajtur me dorë që “shkrep” një litar të gjatë tetë metra. Ai të mbërthen dhe s’ke nga lëviz. Por tingëllon si një e shtënë.

Demonstrimi i kësaj pajisjeje shkaktoi entuziazëm në rrjetet sociale dhe komente që çdo oficer policie duhet ta ketë këtë mjet. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts