728 x 90 Leaderboard

Lobimi rus i PD-së, efekte deri në Gjirokastër: këshlltarë bashkiakë LSI-PDIU kalojnë në PS

Arben Rrexhaj dhe Ardian Hyskaj nga LSI, si dhe Selaudin Mosho nga PDIU, u kanë thënë lamtumirë partive respektive për t’iu bashkuar PS. Ata janë të tre këshilltarë bashkiakë në Gjirokastër.

Në një deklaratë të përbashkët, ata pos të tjerash, si arsye largimi kanë shprehur dhe shqetësimin e tyre mbi aferën e përfolur ruse në një akt lobimi të PD-së. Pra, sipas tyre, edhe pse në Gjirokastër, ata kanë patur një ndërgjegje të lartë politike e atdhetare kur kanë vendosur të kalojnë te partia në pushtet.

“Me aleancën PD-LSI nuk kishte më asgjë çfarë na bashkonte, aq më tepër që sot ndodhemi oara një fakti të rëndë. Partia që para 27 vjetësh lindi si shpresë për shqiptarët, sor merr financime okulte nga oligarkë rusë, vetëm e vetëm për të nxirrë Shqipërinë e shkaktuar trazira”, thuhet në deklaratën e tyre. /tesheshi.com/

Related posts