728 x 90 Leaderboard

“Lobimi rus” i PD-së: a e nxiti PS-ja investigimin e Mother Johns dhe precedent i vitit 2012 me foton Rama – Obama

Ishte viti 2012. Edi Rama kishte lënë strategjinë e përplasjes me qeverinë dhe po bëhej gati të paraqitej në zgjedhjet e vitit 2013 si alternativë qeverisëse.

Por ende nuk kishte mbyllur marrëveshjen me Ilir Metën për një koalicion të madh dhe mazhoranca e Berishës ende ishte e fortë.

Në SHBA, ku në qeveri ishin demokratët e Barack Obama-s dhe Hillary Clinton-it, PD-ja kishte një partnere shumë të forte, Podesta-n e trurit të Shtëpisë së Bardhë.

Edi Rama shfrytëzoi një leksion në Universitetin e Nju Jorkut për të shkuar në San Francisco, ku ndodhej Presidenti Barack Obama në një aktivitet për mbledhje fondesh dhe arriti të lobojë për një foto-takim me të.

Menjëherë pas këtij takimi, PD-ja shfrytëzoi Podesta-n që të akuzojë Edi Ramën që sipas saj ka shkelur ligjin e SHBA-së, duke dhuruar fonde nga një qytetar shqiptar, i cili jetonte në SHBA.

Podesta loboi që lajmi të botohet në disa media amerikane, madje pati edhe një letër të një kongresmeni republikan nga California, i cili kërkoi hetim për këtë çështje.

FBI-ja nisi hetimet dhe në fund qytetari shqiptar me banim në Nju Jork u penalizua.

Por e gjithë kjo sforco e Ramës për të siguruar një takim-foto me Obama-n nuk se ishte shtysë që ai të fitonte zgjedhjet.

Njerëzit ishin të karikuar për një ndryshim qeverisëse. Rama nuk u ndje i sigurtë megjithatë dhe pranoi një koalicion parazgjedhor me LSI-në e Ilir Metës, megjithëse i kushtoi shumë.

Ja ku jemi në të njëjtën situatë: PD-ja për të arritur një rezultat të mirë në zgjedhjet e vitit 2017 përdori lobimin për t’u afruar me administratën e Donald Trump.

Lulzim Basha pagoi që të sigurojë një foto-takim me presidentin e SHBA-së, por edhe një ndikim në Shtëpinë e Bardhë dhe qarqet politike pranë Trump.

Foto-takimi u sigurua por Lulzim Bashës nuk i mjaftoi që të arrinte rezultat pozitiv në zgjedhjet e 25 qershorit. Dhe kjo nuk është e vetmja.

PD ka lobuar që shumë media europiane të shkruanin kundër qeverisë si të lidhur me trafikantët e drogës.

Por pak ditë më parë, një revistë amerikane, Mother Johnes, publikoi një shkrim ku akuzon PD-në se ka shkelur ligjet amerikane nëpërmjet lobimit të saj, pasi sipas revistës janë përdorur fonde të dyshimta që lidhjet i çojnë tek dy qytetarë rusë.

Tashmë FBI-ja po heton këtë çështje dhe së shpejti do të ketë një përfundim të këtyre hetimeve.

Po cili është përfundimi i gjithë kësaj?

PD-ja akuzon se Mother Johns e ka nisur investigimin e nxitur nga ana e Partisë Socialiste; gjë që nuk përjashtohet, pasi indiciet një media i merr diku.

Por problem sërish mbetet tek thelbi: kur nis një lojë do të pësosh edhe kundërlojën. Ky rregull nuk është vetëm në politikë, por edhe në jetën e përditshme.

Lobimi si proces politik, kur bëhet me qëllim kundër dikujt dhe jo pro-vendit krijon përplasje që do të sjellë edhe kundër-reagimet.

Siç ka ndodhur fiks me rastin e lobimit të PD-së. Partia Demokratike është forca që gjatë qeverisjes së saj nga viti 2005 e deri më sot ka përdorur lobimin intensive në qarqet amerikane.

Por lobimin e kanë përdorur edhe PS-ja e Edi Ramës si dhe LSI-ja e Ilir Metës.

Problemi është se lobimi është përdorur më shumë për qëllime të brendshme si çështje të njohjes apo rritjes së imazhit ndërkombëtar.

Lobimi është një skemë marketingu që përdor një “shkes” për të folur mirë në qarqe apo sallone të larta të politikës botërore.

Por kur përdor lobim kundër një force politike brenda vendit, jo vetëm që merr një rezultat të dobët në marketing, pasi të huajt mendojnë se “klienti paska një hall”, por edhe mund të krijosh pa shmangshmërisht përsëritjen e precedentit.

Ka një proverb të vjetër në këtë rast: kush i bën gropën shokut bie vetë brenda…  /tesheshi.com/

 

Related posts