Auto Dak
Auto Dak

Llupsat e Pavarësisë amerikane: mbi 70 hot-dog në 10 minuta

Në Nju Jork me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, u mbajt një konkurs tradicional vjetor i ngrënies së hot-dogëve të nxehtë.

Në kategorinë e meshkujve, fituesi doli Joey Chestnut që mundi të hajë 71 në dhjetë minuta, që ishte dhe fitorja e tij e 12 në këtë konkurs.

Vitin e kaluar, ai hëngri 74 sosh, që ishte një rezultat rekord.

“Këtë vit qëllimi im ishte të haja 75. Doja të thyej rekord, por s’munda”, tha Chestnut, i cili është i njohur edhe me pseudonimin “Ralja”.

Vendi i dytë u fitua nga Darron Breedon nga Virginia që hëngri 50.

Në kategorinë e femrave, fituese doli Miki Sudo me 31 në 10 minuta, ndërkohë që dhe ajo vitin e kaluar shënoi rekord kur arriti të hante 37 në po kaq minuta.

Kjo gare traditë mbahet që nga viti 1972. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts