Llalla merr tjetër mbrojtje nga LSI, Manjani: SHBA po e persekuton sikur komunizmi

Dalëngadalë, LSI po konturon mbrojtjen ndaj ish-kryeprokurorit Llalla, pas përfshirjes së tij në “listën e zezë” amerikane, pra ndalimi nga Uashingtoni për të hyrë, personalisht dhe familjarisht në territorin e SHBA. Pas Petrit Vasilit është Ylli Manjani ai që shpotit administratën amerikane, madje duke luajtur me të shkuarën e Llallës, persekutimin e tij nën komunizëm

Ironi e madhe e fatit! Adriatik Llalla u persekutua familjarisht nga rregjimi i Enver Hoxhës. Sot persekutohet po familjarisht, madje edhe pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH.! Këto janë faktet e vetme që shohim ndaj familjes Llalla. Të tjerat janë komente, dyshime e hamendësime. Me dyshime e hamendësime, pra pa prova të vërtetuara gjyqsisht, kishte dhe ka një radhë shumë të gjatë VIP-sh, përpara Adriatik Llallës, që duhen ndëshkuar…Parimet e demokracisë na mësojnë se personi dënohet gjyqsisht që të quhet fajtor! Pra mirë do ishte ta dinim se cfarë korrupsioni “të rëndë” ka bërë zoti Llalla, që t’ja hiqnim vizën edhe ne!

Deri më sot nga perëndimi kishim mësuar se askush nuk ndëshkohet me hamendësime! Tani sjemi më të sigurtë…I bie që rregjimi i Enverit paska qenë “largpamës”….Shumë e çuditshme!”, shkruan Manjani.

Kështu, qëndrimi i LSI-së, ndonëse për rastin Llalla nuk është prononcuar ende znj. Kryemadhi si kryetare, konfirmon deri diku faktin se ish-Kryeprokurori ishte një investim i Metës në krye të organit të akuzës, së bashku me Berishën, pasi dhe emërimin e mori në periudhën e aleancës mes tyre, pas largimit të Ina Ramës. /tesheshi.com/     

 

Related posts