Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Listat dhe koalicionet: Kim fton për konsensus Ramën e Bashën, “harron” Metën

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u përcolli një mesazh dy lidërve kryesorë politikë, Ramës e Bashës, duke lënë dukshëm pa përmendur Metën, në lidhje me 5 Qershorin dhe debatin mbi koalicionet pas shpalljes së hapjes së listave nga ana e mazhoranës.

“Kujtoj Ramën dhe Bashën për angazhimet e 5-qershorit. Propozimet përtej marrëveshjes së 5-qershorit në mirëbesim. Ne ju mbështesim, por ju jeni pala përgjegjëse”, tha Kim.

Kujtojmë se pas marrëveshjes së 5 Qershorit, mazhoranca shpalli hapjen e listave, por dhe një ndryshim kushtetuese si pasojë, për të ndryshuar skemën e koalicioneve. Kjo ka ngjallur reaksion opozitar, por ndërsa Basha po hesht së fundi, Meta po zhurrmon në reagime. /tesheshi.com/    

auto pjese dak

Related posts