Lista Serbe ngrin raportet me Thaçin, ja arsyeja (Dokument)

Lista Serbe ka shprehur shqetësime për qasjen e presidentit Thaçi ndaj komunitetit të tyre. Nëpërmjet një letre dërguar presidentit, kjo parti tregon se ka ngrirë gjitha raportet komunikuese me Thaçin.

Në letrën 8-pikëshe thuhet se rezultatet e arritura në zgjedhjet parlamentare dhe lokale i japin të drejtën atyre për të ndërmarrë të gjitha hapat e mundshme demokratike për ta përmbushur misionet politike.

“Duke analizuar praktikën tuaj të tanishme politike kemi parë se qasja juaj ishte anti-kushtetuese dhe e dëmshme ndaj të drejtave të serbëve në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në letrën që e ka siguruar “Indeksonline”.

Aty ndër të tjera përmendet edhe mosformimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe, anulimi i zgjedhjeve në Partesh (ku përmendet përfshirja e deputetit të PDK-së, Elmi Reçica) si dhe disa çështje të tjera që i përkasin serbëve që jetojnë në vendin tonë.

Më poshtë, 8 pikat që partia e Goran Rakiqt ia drejtoi Thaçit.

  1. Përgjegjësia juaj për pozitën e jo të mirë ndaj serbëve në Kosovë dhe Metohi;
  2. Fakti që si nënshkrues i Marrëveshjes së Parë në Bruksel nuk kenë bërë asgjë për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në përputhje me atë se çfarë keni nënshkruar;
  3. Sjellja juaj dhe ndërhyrjet në çështjet politike të serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe përpjekjet për të hedhur agjentët tuaj në trupit politike serbe;
  4. Presioni brutal në procesi zgjedhor në komunën e Parteshit, ku me anë të bashkëpunëtorëve tuaj strukturës, deputetin Elmi Reçica. Pra, është shkelur legjitimiteti i përzgjedhur i  përfaqësuese serbë, në mënyrë që të sjellë zgjedhjen e një personi të dënuar për përdhunonim, Nenad Cvetkoviq;
  5. Neglizhimi i Kushtetutës për pozitën e definuar të gjuhës serbe;
  6. Anti-kushtetuese diskriminimi i serbëve në institucionet e Prishtinës;
  7. Këshilli Konsultativ për Komunitete / Përfaqësuesit serbë do të bojkotojnë aq kohë sa ata nuk janë të garantuar një rol që i takon atyre.
  8. Problemet tuaja universale lënë pas dore dhe interesat e popullit serb në Kosovë dhe Metohi.

Prandaj ju dhe kabineti juaj ju informojmë se Lista Serbe është e detyruar që të ngrijë të gjithë komunikimin i cili mund të rikthehet në momentin kur ju të përfundoni këto praktika politike. /tesheshi.com/