728 x 90 Leaderboard

Lista Serbe e thotë sërish: S’përkrahim krijimin e ushtrisë së Kosovës

Partia e minoritetit serb, Lista Serbe ja ka bërë sërish me dije kryeministrit Ramush Haradinaj se nuk do ta përkrahë asnjë lloj tentimi të qeverisë së Kosovës për të formuar ushtrinë.

Dhe ky paralajmërim vjen nga Dalibor Jevtiç, zv.kryeministër dhe ministër për Kthim dhe Komunitete, i cili para gazetarëve gjatë vizitës të zhvilluar të mërkurën në Ranillug, tha se ky është qëndrim i hershëm i tyre.

Ai ka përsëritur se Lista Serbe dhe përfaqësuesit serbë në institucioneve të Kosovës nuk do të pranojnë që të luhet me marrëveshjen e Brukselit dhe dispozitat e saj të sakta mbi detyrimin e Kosovës për të formuar Asociacionin e komunave serbe.

“Asociacioni i komunave serbe duhet të formohet krejtësisht në pajtim me dispozitat e marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Jevtiç.

Kujtojmë se kryeministr Haradinaj ditë më parë në një konferencë për media deklaroi se askush si duhet frikësuar transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, duke thënë se ushtria do të jetë një vlerë e re e vendit e cila do jetë në shërbim të sigurisë në rajon dhe më gjerë. /tesheshi.com/

Related posts