Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Lista e re e reformave në Greqi, parashikohen 6 mld euro investime

Greqia ka prezantuar në Grupin e Punës së Eurozonës ditën e djeshme një listë të re reformash, më të detajuar në krahasim nga ajo e kaluara, e cila parashikon një buxhet prej 6 miliardë eurosh. Lajmi është publikuar në Financial Times, i cili njëkohësisht bën të ditur edhe një listë ekskluzive të reformave.

Teksti i listës është i përbërë nga 26 faqe dhe thuhet se gjithë pesha më e madhe i është kushtuar luftës kundër korrupsionit dhe evazionit.

Grekët presin të gjenerojnë 875 milionë euro nga “forcimi i punës së auditimit në listën e transfertave bankare dhe subjekteve në det të hapur”, dhe 600 milionë nga një “lotari e re që do të detyrojë konsumatorët për të kërkuar për një faturë nga vlera e shtuar”.

“Qëllimi më i madh i këtij dokumenti është të zhbllokojë kreditë afat-shkurtra që do të lejojnë qeverinë greke të përmbushë detyrimet e saj të menjëhershme”,- lexohet në prezantimin e dokumentit, i cili tregon se si Greqia ndihet” një anëtar krenar i Bashkimit Europian dhe një anëtar i parevokueshëm, i Eurozonës”.

Sipas Financial Times, pavarësisht se lista jep detaje të mëdha në lidhje me masat që pritet të merren, krahasuar me listat e mëparshme, përsëri në të nuk përballen shumë nga pikat ku kreditorët janë të interesuar, siç janë rishikimi i sistemit të pensioneve dhe liberalizimit të tregut të punës.

Në dokument parashikohen 1.1 miliard euro shpenzime për këtë vit, më shumë se gjysma e shumës së menduar për rrogën dhe shpërblimet e trembëdhjeta për pensionistët dhe personat me rroga të ulëta, të cilat janë menduar deri në 600 milionë euro.

Ndër të tjera vihet re anulimi i klauzolës së difiçitit zero, i cili do të sillte më shumë shkurtime në fondet e shtetit,

Në kapitullin e reformave në sektorin e punës parashikohet një rritje graduale e rrogës minimale dhe forcimi i masave të cilat u prezantuan edhe në listën e parë të masave të prezantuar nga Varufakis./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com