728 x 90 Leaderboard

Liruan dy koka krimi, ministrja e Drejtësisë kërkon shkarkimin e dy gjyqtarëve

Pas kryeprokurores Arta Marku, është trimëruar dhe një tjetër grua, në tentativë për të goditur pandëshkueshmërinë.

Bëhet fjalë për ministrën e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila kërkon shkarkimin nga detyra të dy gjyqtarëve, prej të cilave kanë fituar lirinë dy emra të botës së krimit, Genc Tafili dhe Alket Hatija.

Gjonaj ka depozituar në KLD kërkesat për largimin  nga detyra, përkatësisht të gjyqtarit Petraq Curri të Gjykatës së Durrësit dhe gjyqtares Enkeleida Hoxha të Gjykatës së Krujës.

Ndaj tyre kërkohet njëkohësisht dhe hetimet për vendimmarrjen ndaj dy të liruarve. /tesheshi.com/

 

Related posts