Liqenet e Sllovenisë, zgjedhja ideale për një fundjavë ndryshe…pushimesh

Peizazhi idilik dhe natyra e mrekullueshme janë dy elementët kryesorë, që i bëjnë liqenet e Sllovenisë të jenë zgjedhja ideale për të kaluar një fundjavë të qetë, larg problemeve të së përditshmes.

Ja cilët janë këto liqene si dhe bukuritë që ofrojnë:

Liqeni i BleditBukuria e këtij liqeni shijohet më së miri duke ecur përgjatë bregut të tij në këmbë ose me biçikletë. Përveç shëtitjes buzë liqenit, aty mund të bëhet edhe kanotazh, peshkim ose mund të shkohet me varkë deri në ishull.

Banjat termale dhe kështjella e BleditBanjat termale të Bledit, të pozicionuara në pjesën verilindore të tij dhe të përmendura në tekste të ndryshme qysh në vitin 1689, sot mund të përdoren në pishinat e tre hoteleve që gjenden aty. Në këtë zonë ndodhet edhe kështjella e Bledit, e cila daton në vitin 1004 dhe ka një arkitekturë përrallore të stilit gotik dhe barok.

 

Liqeni i BohinjësËshtë liqeni më i madh natyror i Sllovenisë, përreth të cilit shtrihet mali Triglav, që është edhe simboli i këtij vendi.

Liqeni i Bohinjës është destinacioni i ëndrrave për ata që duan qetësi dhe kontakt të drejtpërdejtë me natyrën. Në këtë vend, vizitorët mund të bëjnë edhe rafting apo të peshkojnë. Për ata që preferojnë të dinë më shumë për kulturën e Sllovenisë, pak kilometra më tutje mund të gjejnë Skofia Loka, qytezën më të bukur mesjetare të këtij vendi, ku gjendet edhe kështjella karakteristike e saj.

Liqeni i Cerknicës – Në luginën përreth këtij liqeni, e cila mbushet me lule shumëngjyrëshe përgjatë stinës së verës, të apasionuarit mund të shijojnë praninë e shumë zogjve të rrallë. Ky liqen është një thesar i vërtetë edhe për ata që e kanë hobi peshkimin. /tesheshi.com/

 

Related posts