Auto Dak
Auto Dak

LINDJE E MESME/ Ehud Barak kthehet në politikën izraelite, falje për “goditjen e protestuesve”

Ish kryeministri izraelit Ehud Barak po kërkon falje për vrasjen e 13 protestuesve arabë nga policia izraelite në vitin 2000.

Ehud Barak, i cili ka bërë një kthim politik përpara zgjedhjeve të shtatorit, tha sot në një intervistë në Radio Izraeli se “nuk ka kuptim që protestuesit të vriten nga forcat e sigurisë së vendit të tyre”.

Barak iu përgjigj letres se shkruar nga një anëtar i parlamentit që i propozoi atij të shprehë keqardhje për vrasjet e tetorit të vitit 2000, që ndodhën gjatë kohës kur ai ishte kryeministër.

Izraeli ka kohë që është kritikuar për vrasjen e protestuesve në Gaza dhe për trajtimin ndaj palestinezëve, ndërkohë që një organizëm i të drejtave të njeriut të OKB-së e shpalli atë si një “krim lufte” sipas Statutit të Romës.

Vet Ehud Barak formoi një parti të re për të sfiduar kryeministrin aktual Benjamin Netanjahu në zgjedhjet e përsëritura që mbahen me 17 shtator.

Duke denoncuar praktikat e “korruptuara” të Netanjahut, ai tha se Izraeli nuk kishte “përjetuar kurrë ditë të tilla të errëta”.

Dikur shef i shtabit të forcave të armatosura, Barak e mposhti Netanjahun në garën për kryeministër në vitin 1999, e megjithatë shërbeu si ministër i mbrojtjes nën qeverinë e tij, nga viti 2009 në 2013, para se të tërhiqej nga politika.

“Unë e njohur Netanjahun tash e 50 vjet … është fundi i rrugës për të,” tha Barak, duke iu drejtuar Netanyahut.

Netanjahu, 69 vjeç, po përballet me aktakuzë të mundshme për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit dhe po kërkon një legjislacion që do të rezultonte në dhënien e imunitetit për të.

Ai i ka hyrë garës për t’u rizgjedhur më 17 shtator pasi nuk arriti të formoj një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve të parakohshme në prill. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts