Lili Alen e tëra në lot në një kamp refugjatësh: Më vjen keq për gjithë atë që ju bëri vendi im (video)

Lili Alen, këngëtarja 31-vjeçare ka shpërthyer në vaj në një kamp refugjatësh, kur ka takuar një djalë 13-vjeçar nga Afganistani i cili ka rrezikuar jetën e tij në përpjekje për të hipur në një kamion për në Britani të Madhe.

Adoleshenti, i cili tha se babai i tij jeton në Birmingham, jeton një një kamp refugjatësh, “Xhungla” në qytetin verior të Francës, Calais tashmë prej dy muajsh.

3954029800000578-3834170-_i_apologise_allen_told_the_boy_that_britain_has_bombed_your_cou-a-66_1476289994196

Gjatë intervistës së saj me adoleshentin, Lili i thotë atij: “Në tri etapa të jetës tënde, në këtë moshë kaq të re, vendi im të ka ekspozuar ndaj rrezikut. Së pari kemi bombarduar vendin tënd, pastaj të kemi hedhur në duar të talebanëve dhe tani kemi rrezikuar jetën tënde ndërsa je përpjekur për të hyrë në vendin tonë. Kërkoj falje në emër të vendit tim. Kërkoj falje për gjithë atë çfarë është dashur të kalosh për fajin tonë”.

Lili u paraqit në një emision të emetuar në BBC, gjatë një vizite të saj si vullnetare e një kampi refugjatësh ku arrijnë donacione për 10,000 emigrantë, sa gjenden atje për momentin.

“Më duket se ka njerëz që janë shumë larg nga ajo që për ta ka qenë shumë e njohur deri vonë, si dashuria, stabilititeti dhe rehatia. Unë mendoj se askush nuk do të zgjidhte të jetonte në ‘Xhungël’. Askush nuk do të zgjidhte këtë”, tha këngëtarja.

Ajo tregon se për shkak se shpesh takohet me milionerë, do të kërkojë prej tyre në të ardhmen që t’u dalin në ndihmë këtyre personave në nevojë.

Ajo i bëri thirrje njerëzve që shpenzojnë miliona, miliarda funta gjatë përfshirjes nëpër konflikte, të kenë një fond rezervë për pasojat e këtyre ndërhyrjeve.

Lili tha se do të merrte një fëmijë refugjat që është i pa prind, duke shtruar pyetjen “E kush nuk do të bëntë këtë?”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts