Auto Dak
Auto Dak

Ligjvënësit e përkohshëm kosovarë: ja kush e lë mandatin deputetit për t’u kandiduar për kryetar komune

Nga Blendi Gashi

 

Ndonëse kanë marrë besimin e elektoratit  në zgjedhjet e 11 qershorit për ta përfaqësuar në institucionin ligjvënës, disa prej deputetëve të legjislaturës së re pritet të heqin dorë nga posti i deputetit.

Arsyeja është se një numër jo i vogël i tyre do të kandidojnë apo rikandidojnë për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 22 tetorit të këtij viti.

Tërheqja e disa prej tyre do i shkaktojë më së shumti probleme koalicioneve të ndërtuara për faktin se nëse një deputet i NISMA-s garon për kryetar komune, vendin e deputetit të saj nuk do e zë automatikisht një bashkëpartiak i tij, por kandidati nga koaliconi që ka më së shumti vota e që mund të jetë nga PDK e AAK, apo anasjelltas.

Nga Lëvizja Vetëvendosje janë më së shumti zyrtarë që pritet të sakrifikojnë postin e deputetit për t’i hyrë një gare të re, për të fituar mandatin e kryetarit të komunës, por që jo pak pritet të ketë edhe nga partitë tjera.

 

Ja tre deputetët e PDK-së që mund ta braktisin karrigen e deputetit

Në PDK-në e Kadri Veselit janë tre deputetë që pritet të lënë mandatin për të garuar për kreun e komunës, edhe pse ende nuk ka diçka zyrtare.

Zenun Pajaziti, ish-shef i grupit parlamentar i kësaj partie sipas të gjitha gjasave do të garojë për kreun e Gjilanit. Këtë gjë nuk e ka mohuar në intervistën e dhënë kohë më parë për tesheshi.com duke thënë se do të punojnë fuqishëm si degë ta kthejnë besimin e qytetarëve.

Agim Aliu, po ashtu pritet të lë karrigen e deputetit me synim që të rikthejë komunën e Ferizajt nën udhëheqjen e PDK-së. Aliu, për një mandat udhëhoqi këtë komunë, por që nuk arriti të fitojë një të dytë pasi në zgjedhjet e 2013-tës u mposht nga Muharrem Sfarqa i LDK-së.

Mbetet të shihet nëse Aliu do e rikthejë kryetarllëkun në zgjedhjet e 22 tetorit.

Hajdar Beqa, kryetar i degës së PDK-së në Gjakovë i cili fitoi edhe në këto zgjedhje mandatin e deputetit pritet ta lë këtë pozitë për të garuar për kryetar komune.

Beqa ka qenë edhe më parë kandidat për ta udhëhequr vendlindjen por që nuk ka arritur të fitojë.

 

Pas Shpendit, ja edhe cilët vetëvendosës që u bën deputetë pritet të garojnë kryetar komune

Shpend Ahmeti, kryetar aktual i Prishtinës, ka bërë të ditur zyrtarisht se do ta lë postin e deputetit dhe do të rikandiojë për kreun e kryeqytetit.

Postin e deputetit pritet ta lë edhe Aida Dërguti e cila do të garojë për kryetare të Vushtrrisë.

Po ashtu, Donika Kadaj-Bujupi pritet të lë postin e deputetes për të garuar për kryetare të Istogut.

Faton Topalli është vetëvendosësi tjetër që ka siguruar sërish ulëse për deputet por që pritet të lë karrigen për të garuar për kryetar të Ferizajt.

Edhe Salih Salihu i cili sërish fitoi mandatin e deputetit pritet të garojë për kreun e komunës së Vitisë.

Nuk përjashtohet mundësia që nga VV ta lëshojnë postin e deputetit për të garuar për kryetar komune edhe Sami Kurteshi në Gjilan, Fatmir Kollçaku në Pejë, Arbër Rexhaj në Prizren e Arbërije Nagavci në Gjakovë.

 

Ja kush mund ta lë karrigen e deputetit nga koalicioni LAA

Nga partia e Isa Mustafës janë disa deputetë të rinj që përflitet se mund të garojnë për kreun e komunës.

Ismet Beqiri është një prej zyrtarëve që ka shprehur hapur dëshirën të garuar për kryetar të Prishtinës. Dhe nëse merr “PO”-në nga partia. do t’i duhet të braktis ulësen e deputetit.

Përflitet se për të parin e kryeqytetit nga kjo parti mund të garojë edhe Lumir Abdixhiku prurja e re nga shoqëria civile që mori një numër jashtëzakonisht të votave. Mbetet të shihet nëse Abdixhiku do jetë i gatshëm qysh në start të “tradhëtojë” elektoratin dhe të futet në një garë të re.

Driton Selmanaj, po ashtu prurje e re, pritet të jetë i propozuar për kryetar të Prizrenit, duke qenë se LDK ka vite që ka humbur këtë komunë. Duke dalë në pesëshen më të votuar në LDK, Selmanaj ka gjasa të mëdha të kandidohet, por që varet nga ai nëse do të pranojë të djegë mandatin e deputetit për tu futurë në një garë të ashpër ku do sfidohet nga PDK-ja që thuajse ka bërë këtë komunë bastion të saj.

Imet Rrahmani ministër në detyrë i Shëndetësisë i cili fitoi mandatine  deputetit sipas të gjitha gjasave do të kandidohet për kreun e Gjilanit pasi kreu akutal Lutfi Haziri ka paralajmëruar se nuk do rikandidohet më.

Ndërsa tashmë dihet zyrtarisht se këngëtari Labinot Tahiri nga Aleanca Kosova e Re veç do të jetë kanidat për kreun e Ferizajt dhe do t’i duhet të lë postin e deputetit.

 

Këta tre zyrtarë nga AAK e NISMA pritet ta braktisin postin e deputetit

Nga AAK-ja postin e deputetit pritet ta lë Daut Haradinaj, i cili zyrtarisht ka deklaruar se do të kandidohet për kryetar të Deçanit. Nuk përjashtohet mundësia që edhe Ahmet Isufi i cili u rikthye në postin e deputetit të rikandidohet për kryetar të Gjilanit.

Kurse nga partia NISMA për Kosovën, Zafir Berisha i cili ka rifituar mandatin e deputetit ka bërë të ditur se do ta lë këtë pozitë dhe do të kandidojë për kryetar të Prizrenit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts