Auto Dak
Auto Dak

Ligji i ri nga Bin Salman: gratë saudite, edhe “nën armë”

Arabia Saudite miratoi një ligj të ri që lejon gratë që të shërbejnë në forcat e armatosura, si pjesë e programit të saj të gjerë të reformave ekonomike dhe sociale.

Masa e djeshme është e fundit në një serie që synojnë zgjerimin e të drejtave të grave në mbretëri.

“Një tjetër hap drejt fuqizimit të grave”, njoftoi Ministria e Jashtme në Twitter.

Vitin e kaluar, Arabia Saudite lejoi gratë të shërbenin në forcat e sigurisë.

Princi i kurorës, Mohamed bin Salman, sundimtari de fakto i mbretërisë, ka aprovuar një seri reformash për të zgjeruar të drejtat e grave, duke përfshirë dhënien e të drejtës për të drejtuar automjetet dhe për të udhëtuar pa pëlqimin e një “roje” mashkullore.

Arabia Saudite, eksportuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar, kërkon të përmirësojë imazhin e saj në botë dhe të tërheqë turistët si pjesë e një plani për të zhvendosur ekonominë e saj larg eksporteve të naftës. /tesheshil.com/

auto pjese dak

Related posts